Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se nuk është asnjë ofertë në drejtim të yllit të skuadrës, Keita Balde Diao.
Sulmuesit i përfundon kontrata në fundi të sezonit, ndërsa interesim për të kanë shprehur Interi dhe Juventusi, transmeton Koha.net.
“Nëse nuk ka asnjë ofertë për të atëherë ai do të mbetet lojtar i Lazios dhe Inzaghi do ta përdorë atë. Nuk kam marr asnjë ofertë nga Interi apo Juventusi për shërbimet e tij, por ato kanë ardhur nga jashtë”, ka thënë ai.