Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi rrit ofertën për Kieta Balden

Raportohet se Juventusi ka rritur ofertën për yllin e Lazios, Keita Balde Diao në 20 milionë euro plus 5 të tjera bonuse, transmeton Koha.net.

Il Messaggero raporton se Lazio po insiston se Balde do të lihet i lirë vetëm nëse oferta e kampionit italian është 30 milionë euro.

Keita po vazhdon të refuzojë ofertat nga Interi, Milani, Napoli e Monaco, pasi e dëshiron kalimin vetëm tek Juventusi.

Senegalezi ka vetëm edhe një vit kontratë, deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re, dhe Lazio rrezikon ta humbasë me parametra zero në verën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm