Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli “shkel” Porton

Liverpooli me një këmbë është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas fitores së thellë në 1/8 së finales ndaj Portos.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte në një nivel të lartë sot, duke shënuar fitore prej 0-5 në udhëtim, transmeton Koha.net.

Sulmi i “Të Kuqve” funksionoi për mrekulli me treshen sulmuese që shënuan golat.

Ishte Sadio Mane që shënoi golin e parë në minutën e 25 pas asistimit nga Wijnaldum, dhe pas katër minutave epërsinë e Liverpoolit e dyfishoi Salah duke realizuar pas asistimit nga Milner.

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe dy herë për t’i dhënë shanse reale vetit për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ishte Mane që shënoi golin e dytë të tij në këtë takim në minutën e 53, kurse golin e katërt e shënoi Firmino në minutën e 70 pas asistimit nga Milner.

Dhe “hat-trickun” e tij Mane e kompletoi duke shënuar një eurogol në minutën e 85.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 6 mars në “Anfield Road”.

Artikuj të ngjashëm