Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli shfrytëzon gabimin e Unitedit për t’iu afruar në tabelë

Liverpooli ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Unitedit për t’iu afruar në tabelën e Premier Ligës.

“Të Kuqtë” fituan 2 me 0 si mysafirë të Southamptonit, pak pasi Unitedi u mposht nga Newcastle.

Roberto Firmino dhe Mohamed Salah realizuan golat e fitores.

Liverpooli tani ka 54 pikë në pozitën e tretë, vetëm dy më pak se Unitedi që është i dyti. Lider mbetet Manchester City me 72 pikë.