Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli shënon fitoren e pesë rresht në Premier League

Liverpooli e ka shënuar fitoren e pestë rresht të mërkurën mbrëma. Liverpooli mposhti Fulhamin, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 28-të të Premier Leagues së Anglisë.

Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp e shënoi Mohamed Salah në minutën e 39-të.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Liverpooli është forcuar në vendin e pestë me 59 pikë, kurse Fulhami mban vendin e dhjetë me 45 pikë.