Liverpooli ka shënuar fitoren e parë këtë vit në Premier League të Anglisë. Liverpooli mposhti në derbin lokal Evertonin të hënën mbrëma me rezultatin 2:0. Liverpooli ishte vendas.
Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit anglez. Ndeshjen e fundit në Premier League, Liverpooli e kishte arritur ndaj Leicesterit më 30 dhjetor. Mohamed Salah shënoi goli ne parë në minutën e 36-të, ndërsa të dytin Cody Gakpo në minutën e 49-të. Liverpooli mbetet në vendin e nëntë me 32 pikë, kurse Evertoni në pozitën e 18-të me 18 pikë.