Sport

Liverpooli refuzon një ofertë të klubit italian për Morenon

Liverpooli raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 12.5 milionë eurove nga Napoli për mbrojtësin e majtë, Alberto Moreno.

Klubi italian nuk ka bërë ndonjë lëvizje gjatë verës, pasi më tepër është përqendruar në mbajtjen e lojtarëve që ka sesa të bëjë transferime të reja.

The Daily Telegraph dhe Liverpool Echo kanë raportuar se klubi anglez ka refuzuar një ofertë për Morenon.

“Të kuqtë” janë duke kërkuar së paku 17 milionë euro për spanjollin, edhe pse ai ka zhvilluar vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në Premier Ligë.