Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli planifikon t’i shes shtatë futbollistë

Liverpool po planifikon të shesë disa futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “The Mirror” nga kampioni anglez pritet të largohen së paku shtatë futbollistë.

Në mesin e lojtarëve që mund të shitet është edhe Xherdan Shaqiri.

Përveç Shaqirit, në listën e lojtarëve që do të largohen janë edhe portieri Adrian, Divock Origi, Harry Ëillson, Marko Grujiq dhe Sheyi Ojo.

Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi anglez po synon të përfitojë rreth 100 milionë euro.