Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të PSV Eindhovenit, Donyell Malen njofton "Goal.com" të premten.
Mësohet se skautët e Liverpoolit këtë edicion vazhdimisht e kanë përcjellur nga afër 20-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer te PSV-ja. Malen deri më tani, ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi prej edicionit të shkuar është pjesë e ekipit të parë kurse te Liverpooli shihet si përforcim i mirë për të ardhmen.
Malen ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai këtë vit ka debutuar me Holandën, duke shënuar një gol në dy ndeshje.