Liverpooli ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Romës, Leandro Paredes, dhe sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel.
Jurgen Klopp kishte shprehur interesim për Paredes edhe në verën e vitit të kaluar, transmeton koha.net. Sipas Calciomercato klubi nga “Anfield Road” është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Tuttomercatoweb raporton se “Të Kuqtë” janë duke monitoruar situatën e Murielit, që ka një klauzolë largimi prej 28 milionë euro.
Në këtë sezon Muriel ka shënuar 12 gola dhe nëntë asiste në 31 paraqitje për ekipin e tij.