Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Gnabryn

Situatën e sulmuesit Serge Gnabry te Bayerni po përpiqet ta shfrytëzojë Liverpooli. “Goal” ka njoftuar se Liverpooli është futur në garë për transferimin e Gnabryt, i cili ende nuk ka marrëveshje me Bayernin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Madje, mësohet se krerët e Liverpoolit së shpejti do t’i nisin negociatat me Gnabryn, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 15 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 41 ndeshje për bavarezët.

Artikuj të ngjashëm