Liverpooli është futur në garë për shërbimet e brazilianit Antony. “Daily Mirror” bën të ditur të enjten se Liverpooli tashmë ka kontaktuar sulmuesin e krahut, i cili ka paralajmëruar largimin nga Ajaxi në verë.
Tek Ajaxi për ta lënë të lirë 22-vjeçarin po kërkojnë të paktën 40 milionë euro, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2025. Antony pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, që ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e tij.
Këtë edicion, Antony krahas 12 golave ka asistuar edhe dhjetë herë në të gjitha garat për Ajaxin. Ai është pjesë e ekipit holandez prej vitit 2020, ndërsa ka edhe nëntë paraqitje e dy gola për Brazilin.
Artikuj të ngjashëm