Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në çerekfinale të Kupës EFL

Liverpooli nuk ka gabuar në udhëtim te Bournemouthi të mërkurën mbrëma, dhe ka fituar për të avancuar në Kupën e Ligës.

“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Kloppi fituan me rezultatin 2:1.

Cody Gakpo në minutën e 31-të shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Shifrat i barazoi Justin Kluivert në minutën e 64-t.

Por, 20-të minuta para fundit, Darwin Nunez shënoi supergol me gjuajtje të fuqishme për fitoren e Liverpoolit që kalon në çerekfinale të Kupës EFL.

Artikuj të ngjashëm