Liverpooli ka arkëtuar edhe tre pikë të reja në Premier Ligë, kjo pasi arriti ta mposhtë në Anfield Road klubin e Rafa Benitezit, Newcastle United.
Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi këtë takim me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Mohamed Salah në minutën e 40 pas asistimit nga Chamberlain.
Edhe pjesën e dytë Liverpooli e nisi shumë mirë, duke shënuar në minutën e 55 përmes Sadio Manes, i cili konkretizoi pasimin e bukur të Roberto Firminos.
pas kësaj fitore merr vendin e dytë me 60 pikë, përderisa Newcastle në vendin e 16 ka 29 pikë.
Artikuj të ngjashëm