Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli merr kreun me fitoren e ngushtë ndaj Fulhamit

Liverpooli ka marrë kreun e Premier Ligës pas fitores 1 me 2 ndaj Fulhamit në xhiron e 31-të.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi e para në ndeshje përmes Sadio Manes, në minutën e 26-të. Ryan Babel barazoi gjithçka në minutën e 74-të pas një gabimi në mbrojtjen e Liverpolit, teksa në minutën e 81-të James Milner me një gol nga penaltia ia siguroi tre pikët e radhës Liverpoolit.

Në tabelë Liverpooli prin me 76 pikë pas 31 ndeshjeve. Dy pikë më pak ka Manchester City që ka një takim më pak të zhvilluar. Fulhami është i parafundit me vetëm 17 pikë, e me pak gjasa për mbijetesë.