Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me vështirësi mposht Evertonin

Liverpooli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme e të vështirë për të mbajtur hapin me Manchester Cityn për titull të Premier Ligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit arkëtuan pikët e plota vetëm në minutën e 90+6 në derbin lokal ndaj Evertonit, transmeton Koha.net.

Ishte sulmuesi belg Divock Origi që shënoi golin vendimtar në minutat shtesë.

Në vendin e dytë Liverpooli tani ka 36 pikë, dy më pak se lideri City. Kurse Evertoni në vendin e gjashtë ka 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm