Liverpooli ka fituar 2:0 në shtëpi përballë Evertonit, në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë. Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Andrew Robertson në minutën e 62-të, ndërsa Divock Origi realizoi golin e dytë në minutën e 85-të.
Me fitoren e arritur të dielën, ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka mbajtur hapin në garën për titull të kampionit në Angli.
Liverpooli është në vendin e dytë me 79 pikë, një më shumë ka lideri Manchester City.
Artikuj të ngjashëm