Liverpooli ka mposhtur 0 me 3 Burnleyn për të vazhduar bilancin e qindpërqindtë të fitoreve në sezonin e ri në Premier Ligë, pas katër xhirosh.
Një autogol i Woodit, dhe nga një gol i Sadio Manes e Roberto Firminos i dhanë fitoren e katërt “Të Kuqve”.
Në këtë ndeshje, në pesë minutat e fundit u paraqit edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri që zëvendësoi Firminon.
Liverpooli i prin Premier Ligës me 12 pikë, dy më shumë se kampioni aktual, Manchester City.