Liverpooli ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme për t’u kthyer në luftë për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Të shtunën, Reds mposhtën në udhëtim Newcastlein me rezultat 2:0.
Ndeshja s’pati shumë histori, pasi u vendos në episode që ndodhen në minutat e para.
Liverpooli e nisi furishëm duke shënuar me Darwin Nunezin në minutën e 10-të dhe Cody Gakpon në të 17-n.
Për t’ia lehtësuar rrugën drejt fitores skuadrës së Jurgen Kloppit, u përkujdes portieri i Newcastleit, Nick Pope, që u ndëshkua me të kuq në minutën e 22-të pas prekjes së topit me dorë jashtë zonë.s
Fitorja ngrit Liverpoolin në vendin e tetë me 35 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Newcastle. Por L’pooli ka një ndeshje më pak.