Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli konsideron shitjen e Mignoletit dhe Kariusit

Liverpooli është duke e konsideruar shitjen e dyshes së portierëve Loris Karius dhe Simon Mignolet para se të mbyllet afati kalimtar, raporton The Telegraph.

Karius mbetet top synimi i Bayer Leverkusenit, kurse për Mignoletin interesim kanë shprehur Beshiktashi dhe Barcelona, transmeton Koha.net.

Liverpooli këtë afat kalimtar ka transferuar portierin e Romës, Alisson për shifër rekorde, përderisa raportohet se të rinjtë Kamil Grabara dhe Caoimhin Kelleher i kanë lënë përshtypje të madhe trajnerit Jurgen Klopp në ndeshjet parasezonale.

Artikuj të ngjashëm