Liverpooli ka konfirmuar transferimin e Harvey Elliottit nga Fulhami.
Anësori 16-vjeçar pati tri paraqitje në sezonin e shkuar për ekipin që ra nga Premier Liga.
Ai ishte debutuesi më i ri në histori të Premier Ligës kur u paraqitu ndaj Wolverhamptonit në maj, me 16 vjet e 30 ditë.
Anglezi do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit edhe në ndeshjet miqësore të mbetura para nisjes së sezonit në Angli.
Artikuj të ngjashëm