Liverpooli ka një marrëveshje me Timo Wernerin për të marrë atë në skuadrën e tyre nga RB Leipzigu në fund të këtij sezoni.
Kjo sipas medias spanjolle El Desmarque, të cilët thonë se ata tashmë kanë një “para-kontratë” me yllin e Leipzigut, transmeton Koha.net.
Wener së fundi është kthyer në njërin prej lojtarëve më të kërkuar. Ai kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madridi e Chelsea.