Mbrojtësi i Lillet në Francë, Sven Botman, është në listën e dëshirave të Liverpoolit. “Dail Star” raporton se Botmani po shihet si partner ideal i Virgil van Dijkut në mbrojtjen e skuadrës angleze.
Liverpooli mund ta blejë holandezin në afatin e janarit dhe atë me çmim të lirë, pasi Lille është në krizë financiare.
20-vjeçari Botman ka pasur 22 paraqitje me skuadrën franceze në këtë sezon.