Te Milani janë të vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Lillet, Sven Botman përkundër që klubi francez nuk po dëshiron ta lirojë. “Sky Sport Italia” ka raportuar të enjten se Milani sërish ka nisur bisedimet me klubin nga Ligue 1 për ta bindur në lirimin e Botmanit.
Klubi nga Serie A është në kërkim të një zëvendësimi për Simon Kjaerin e lënduar dhe po insiston në Botmanin. Për transferimin e Botmanit, Milani është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro.
Botman 22-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në kampionatin francez dhe me Lillen ka kontratë deri në vitin 2025. Ai këtë sezon, në 19 ndeshje për Lillen ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Holandezi iu bashkua Lillet në vitin 2020 nga ekipi i dytë i Ajaxit për tetë milionë euro.