Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani synon transferimin e Botmanit nga Lille

Milani shpreson në transferimin e Sven Botman të Lille në afatin kalimtar të janarit, raporton të hënën “Calciomercato”.

Skuadra italiane e sheh mbrojtësin holandez si përforcim ideal. Botman pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro, kurse në garë për shërbimet e tij është edhe Newcastle.

21-vjeçari i Holandës këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Me klubin francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm