Liverpooli është në kërkim të një mesfushori. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ka identifikuar mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paulin, si përforcim ideal gjatë janarit.
Mesfushori argjentinas po shkëlqen në Serie A, duke zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane.
Liverpooli thuhet se do të dërgojë një ofertë prej 40 milionë eurosh për të bindur drejtuesit e Udineses ta lirojnë lojtarin.
Për De Paulin, interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Interi, Juventusi e Leedsi.
26-vjeçari këtë sezon në 17 paraqitje ka tre gola dhe tre asistime.