Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Adeyemin

Skuadra e Liverpoolit po insiston në transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Liverpooli është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për ta bindur Salzburgun në listimin e Adeyemit gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Adeyemi ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 11 gola në 16 paraqitje. Ai gjithashtu, ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Gjermanisë muajin e shkuar ku shënoi një gol.

Krahas Liverpoolit, interesim për Adeyemin kanë shfaqur edhe Bayerni, Borussia Dortmundi, Barcelona e Leipzigu

Artikuj të ngjashëm