Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i kthehet fitoreve

Liverpooli është kthyer te fitorja në Premier League pasi ka mposhtur Sheffield Unitedin, me rezultatin 2:0.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Jurgen Klopp, me këtë fitore i afrohet edhe më shumë vendit të katërt që mbahet nga West Hami me 45 pikë. Liverpooli është në pozitën e gjashtë me 43 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga kampioni anglez që kishte mundësi të mira shënimi me Roberto Firminon dhe Sadio Manen, por nuk gjetën golin.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes i takoi mysafirëve të cilët krijuan më shumë shanse shënimi.

Në minutën e 48-të Curtis Jones, kaloi ekipin e tij në avantazh me këtë gol prej 1:0.

Liverpool dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të me Kean Bryan, që shënoi autogol për 2:0.