Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli humb, por e fiton grupin

Liverpooli ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të Grupit E të Ligës së Evropës, por e ka fituar grupin me 12 pikë dhe kualifikohet në 1/8 e finales.

Liverpooli të enjten mbrëma u mposht në udhëtim 2:1 nga Royale Unioni. Touluse kalon në 1/16 e Ligës së Evropës me 11 pikë, kurse Royale Unioni në 1/16 e finales në Ligën e Konferencës me tetë pikë. LASK-u austriak mbeti i fundit pas gjashtë ndeshjeve me tri pikë.

Mohamed Amoura në minutën e 32-të shënoi për 1:0, kurse Jarrell Quansah në minutën e 40-të i barazoi shifrat në 1:1.

Cameron Puertas i dha fitoren vendësve tre minuta më pas. Liverpooli në këtë ndeshje luajti me ekipin e dytë.