Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli fiton me gol në minutat shtesë

Darwin Nunez shkëlqeu për fitoren e madhe të Liverpoolit në derbin ndaj Newscaslet.

Të dielën, Liverpooli fitoi 2:1 me gol të shënuar në minutën e 93-të. Nunez shënoi golin e fitores me asistim të Mohamed Salah.

Në minutën e 81-të, Diogo Jota asistoi për Nunezin, që barazoi rezultatin në 1:1.

Newcastle Unitedi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 25-të me golin e Anthony Gordonit. Në minutën e 28-të, Virgil van Dijk u përjashtua me të kuq. Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Liverpooli arriti përmbysjen e rezultatit dhe shënoi fitoren e madhe.

Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të Premier Leagues.

Liverpooli është i katërti me shtatë pikë. Newcastle mbetet me tri pikë, në pozitën e 13-të.