Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e Unitedi në garë për amerikanin Hoppe

Skuadrat nga Premier League, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit amerikan Matthew Hoppe, kanë njoftuar të martën mediumet angleze.

Raportohet se si Liverpooli ashtu edhe Manchester Unitedi, janë gati të ofrojnë mbi dhjetë milionë euro për transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni, që po shkëlqen me fanellën e Schalkes.

Hoppe në fillim të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Schalkes dhe ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje në Bundesligë.

Ai me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2023, por mund të largohet këtë verë nëse Schalke nuk e siguron mbetjen në Bundesligë.