Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e fiton ndeshjen e parë ndaj Fulhamit

Liverpooli e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Fulhamit, në Kupën EFL.

Të mërkurën mbrëma, Liverpooli fitoi me rezultatin 2:1, dhe e ka epërsinë për ndeshjen e kthimit. Willian i Fulhamit shënoi i pari në minutën e 19-të.

Megjithatë, Liverpooli përmbysi rezultatin me golat e Curtis Jonesit dhe Cody Gakpos, në minutën e 68-të dhe të 71-të. Ndeshja kthyese mes Fulhamit dhe Liverpoolit zhvillohet më 24 janar. Fituesi do të luajë në finale të Kupës EFL, ndaj Chelseat ose Middlesbroughit.

Artikuj të ngjashëm