Liverpooli dhe Arsenali raportohet se kanë shprehur interesim për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.
Dy klubet janë në kërkim të një portieri afatgjatë dhe sipas gazetës spanjolle “AS”, slloveni është njeriu i duhur për këtë qëllim.
Burimet e gazetës kanë thënë se Liverpooli dhe Arsenali janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurove që është e përfshirë në kontratën e tij.