Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpool në garë me Real Madridin për lojtarin e Bayernit

Liverpooli hyn në garë për mbrojtësin David Alaba është një ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet nga Bayern Munichu si futbollist i lirë në fund të sezonit pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madridi thuhet se ka nisur bisedimet me Alaban, duke i ofruar pagë të lartë lojtarit për ta bindur të transferohet në Spanjë. Por së fundmi në garë për Alaban është futur edhe Liverpooli e disa skuadra tjera të mëdha të Evropës. Madje, ekipi anglez thuhet se i ka ofruar pagë prej nëntë milionë eurosh në sezon dhe një kontratë pesë-vjeçare.