Liverpooli ka nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, raporton "BBC" të hënën.
Sipas, BBC-së zyrtarët e Liverpoolit janë takuar me përfaqësuesit e De Ligtit për të biseduar për një transferim të mundshëm të 19-vjeçarit në "Anfield" në afatin kalimtar të verës. De Ligt është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, transmeton Koha Ditore.
Për shërbimet e tij po insistojnë edhe Barcelona, Manchester Unitedi e Juventusi. Më herët është raportuar se Barcelona është favorite për transferimin e kapitenit të Ajaxit, mirëpo ende nuk ka ardhur te një marrëveshje.
Kontratat e De Ligtit me Ajaxin skadon në verën e vitit 2021. Këtë stinor De Ligt në total ka luajtur 55 ndeshje, ndërsa ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë.