Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në grup me shqiptarët e Zvicrës

Kosova do të luajë dy ndeshje jo të lehtë në kualifikimet për Euro 2024. Kosova është në grup me Zvicrën, që udhëhiqet në fushë nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Zvicra e Kosova janë në Grupin I, së bashku me Izraelin dhe Rumaninë. Shorti i kualifikimeve për Euro 2024 po tërhiqet në Frankfurt të Gjermanisë.

Kosova kishte rënë në Grupin J me Portugalinë e Bosnjën, por pasi nuk mund të jetë në grup me Bosnjën u dërgua në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë e Andorrën. 

Shqipëria ka rënë në Grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe e Moldavinë. 

Në Grupin C do të përballen Italia me Anglinë, përfaqësuese që luajtën në finale të Euro 2020. Në këtë grupi është edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut e Malta. 

Xhiroja e parë do të luhet nga 23 deri më 25 mars të vitit 2023, ndërsa xhiroja e fundit nga 19 deri 21 nëntor. Dhjetë fituesit e grupit dhe të dytit kualifikohen direkt në “Euro 2024”.

Edhe Kosova synon kualifikimin nga grupi jo i lehtë me Zvicrën e Izraelin Sport Kosova synon kualifikimin nga grupi jo i lehtë me Zvicrën e Izraelin

Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro

Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltari

Grupi C: Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e V., Malta

Grupi D: Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia

Grupi E: Polonia, Çekia, Shipëria, Ishujt Faroe, Moldavia

Edhe Xhaka udhëheq Zvicrën në Prishtinë Futboll Xhaka udhëheq Zvicrën në Prishtinë

Grupi F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhani, Estonia 

Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Lituania

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e V., San Marino

Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andorra

Edhe Xhaka flet për ndeshjet me Kosovën Futboll Xhaka flet për ndeshjet me Kosovën

Grupi J: Portugalia, Bosnjë-Hercegovina, Islanda, Kazakistani, Sllovakia, Lihtenshtajni