Marcus Rashford ka shkëlqyer tek Anglia, që ka dominuar plotësisht ndaj Uellsit. Anglia fitoi 3:0 ndaj Uellsit për ta fituar grupin B në Kupën e Botës në Katar.
Në një të tetën e finales, Anglia luan ndaj Senegalit, të dytit në grupin A.
Anglia e fitoi grupin me shtatë pikë, dy më shumë se SHBA-ja që po ashtu avancon. Ndërkohë Irani me tri pikë dhe Uellsi me një, eliminohen.
Anglia ka dominuar nga fillimi i ndeshjes, por te fitorja erdhi në pjesën e dytë.
Marcus Rashford shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 50-të. Menjëherë në minutën e 51-të për 2:0 shënoi Phil Foden, që shfrytëzoi pasimin e Harry Kane.
Rashford shënoi tjetër gol të bukur në minutën e 68-të për rezultatin final, 3:0.
Në fazën tjetër, Anglia do të luajë kundër Senegalit.
Tjetër supergol nga Rashford
Anglia po e shkatërron Uellsin.Tani anglezët udhëheqin 3:0.
Gol të bukur në minutën e 68-të shënoi Marcus Rashford. Ishte tjetër gol i tij i bukur në këtë ndeshje.
Kliko KËTU për ta parë golin
Anglia shënon edhe golin e dytë
Anglia ka shënuar menjëherë për 2:0.
Phil Foden ka shënuar në minutën e 52-të, pas asistimit të Harry Kane.
Kliko KËTU për ta parë golin
Rashford shënon nga gjuajtja e lirë, Anglia në avantazh
Marcus Rashford ka shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë për epërsinë e Anglisë ndaj Uellsit.
Rashford shënoi për 1:0 në minutën e 50-të.
Kliko KËTU për ta parë golin
Anglia dominon, por nuk realizon gol
Anglia ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Uellsit. Por anglezët nuk kanë shënuar gol. Kështu rezultati pas pjesës së parë është 0:0. Nëse mbetet ky rezultat, Anglia avancon.
Anglia i kishte nëntë raste në pjesën e parë, ndërsa Uellsi vetëm dy.
Nis ndeshja Uells – Angli
Ka nisur ndeshja Uells – Angli, e vlefshme për Grupin B të Kupës së Botës.
Uellsi ka një pikë, ndërsa Anglia katër në vendin e parë. Irani ka tri pikë në vendin e dytë, ndërsa SHBA-ja është e treta me dy pikë. Gjithçka është e hapur në këtë grup.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Ahmad bin Ali”.