Kroati Dominik Livakoviq është bërë portieri i tretë që ka pritur tri penallti në një seri goditjesh nga pika e bardhë në Kupën e Botës.
FIFA ka njoftuar se këtë e ka arritur edhe Ricardo i Portugalisë në vitin 2006 ndaj Anglisë dhe kroati tjetër, Danijel Subashiq ndaj Danimarkës në vitin 2018.
Livakoviq ndali tri prej katër penalltive të Japonisë për ta dërguar Kroacinë në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.