Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liridon Leci largohet nga Prishtina

Mbrojtësi Liridon Leci ka konfirmuar se më nuk është pjesë e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ai përmes një postimi në Facebook bën të ditur se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me FC Prishtinën për sezonin e ardhshëm dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga klubi.

“Nga sot kam vendosur që të mos jem më pjesë e klubit FC Prishtina për arsye se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për bashkëpunim në sezonin e ardhshëm. Karrierën time kam vendos ta vazhdoj në ndonjë klub tjetër”, ka shkruar Leci.

Artikuj të ngjashëm