Liridon Krasniqi do i bashkohet Newscastle Jetsit për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet e ditur se ai ka kaluar si huazim nga Johor Darul Ta’zim II.
Trajneri i skuadrës australiane ka deklaruar se ai është lojtar me karakter me i përkushtuar.
“Karakteri i tij është në nivel. Ai flet anglisht mirë, është i përkushtuar për ta zgjeruar lojën e tij”, ka deklaruar Joel Griffiths.
29-vjeçari luajti dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë në kategorinë nën 21-vjeç në fillim të karrierës së tij.
Artikuj të ngjashëm