Pasi ka bërë histori me Skënderbeun e Korçës, ka ardhur koha që Blendi Shkëmbi të lërë gjurmën e tij edhe në futbollin e Kosovës. Korçari 37-vjeçar, që vjet i dha fund karrierës si futbollist, të premten është zyrtarizuar si trajner i ri i Lirisë së Prizrenit.
Është Liria që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes njëvjeçare me Shkëmbin që ka udhëhequr në fushë, si kapiten Skënderbeun drejt gjashtë titujve rresht. Në Prizren, Shkëmbi do të ketë sfidën e parë si kryetrajner, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiria ka njoftuar se klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshje për të ndërtuar një skuadër konkurrente, për të rritur ambiciet dhe objektivat e klubit.
"Klubi i Lirisë dëshiron t'i urojë Shkëmbit suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbështetje maksimale për këtë zgjedhje", ka thënë kryetari i klubit Liria, Mirsad Çollaku.
Liria vetëm në xhiron e fundit ia doli të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit kosovar. Ndër të tjera, ka pasur vështirësi për t'u stabilizuar me trajner edicionin e kaluar. Për edicionin e ri skuadrën ia ka besuar Shkëmbit, që si lojtar ka përvojë të gjatë e shumë të suksesshme. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.