Ish-trajneri i Lirisë dhe Ballkanit, Bledi Shkëmbi është emëruar selektor i ekipit U19 të Shqipërisë. Në postin e selektorit, Shkëmbi zëvendëson Evin Bulkun, i cili kalon në stafin teknik të Shqipërisë A.
Shkëmbi tha që të drejtojë ekipin Kombëtar U-19 është një ëndërr e bërë realitet.
“Të drejtosh një Kombëtare është një kënaqësi, është një ëndërr. Për të qenë i sinqertë e kam pasur gjithmonë ëndërr, ashtu siç e kanë lojtarët ashtu e kemi edhe ne trajnerët ëndërr të stërvitim ekipin Kombëtar pavarësisht moshës që është, ka thënë Shkëmbi për FSHF-në.
Trajneri 44-vjeçar si lojtar ka luajtur 14 ndeshje për Shqipërinë.
Ai e drejtoi Lirinë nga viti 2017 deri në vitin 2018, ndërsa prej vitit 2020 deri në vitin 2021 ishte shef i shtabit teknik te kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.