Naci Shensoy më nuk është trajner i Lirisë, ekip që këtë edicion bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Lajmin për shkarkimin e trajnerit Shensoy, e ka konfirmuar ekipi nga Prizreni të enjten, në mbledhjen që e ka mbajtur menjëherë pas ndeshjes me Malishevën, të cilën Liria e humbi në shtëpi me rezultatin 1:0.
Në njoftim thuhet se Shensoy është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në stinorin pranveror por edhe për shkak të sjelljeve josportive të tij që kulmuan në ndeshjen kundër Malishevës.
Shensoy e ka udhëhequr Lirinë në katër ndeshje, ku ka arkëtuar vetëm pesë pikë.
Krahas Shensoyt, klubi prizrenas ka shkarkuar edhe shtabin teknik ndërsa për shkak të situatës së krijuar, Erxhan Dana ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit.
Pas 18 xhirove të zhvilluara në Grupin A të Ligës së Parë, Liria zë vendin e gjashtë në tabelë me 22 pikë, 16 më pak se Malisheva që është liderë.