Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria pretendon se po dëmtohet rëndë nga gjyqtarët

Klubi i futbollit Liria ka dalë me reagim të hënën mbrëma. Te Liria pretendojnë se janë dëmtuar në disa ndeshje të edicionit aktual të Superligës në futboll.

Klubi prizrenas vlerëson se është dëmtuar nga gjyqtarët. Në njoftim ka publikuar edhe një video ku pretendon se është dëmtuar nga arbitrat. Reagimin e ka nisur me ndryshimin e vendimit të Komisionit të Garave për ndeshjen e Lirisë ndaj Ballkanit.

Fillimisht ishte marrë vendim nga Komisioni i Garave që ndeshjen me Ballkanin, Liria ta luante në një termin tjetër, por pak ditë më vonë vendimi u shfuqizua dhe ndeshja u vendos të zhvillohet në terminin e caktuar më herët. Liria e pati humbur ndeshjen nga Ballkani me rezultatin 3:0. Ndaj Dritës humbi 1:0. Humbje pësoi edhe nga Dukagjini me gol në minutat shtesë.

Ndaj Dukagjinit, portieri i Lirisë e priti gjuajtjen e parë nga pika e bardhë. Portieri priti edhe gjuajtjen e dytë, por nga topi i kthyer një lojtar i Dukagjinit shënoi golin e fitores 2:1.

Në fundjavë Liria luajti pa gola ndaj Fushë Kosovës.

“Në ndeshjen pasuese, me Dritën, ‘këmishëzinjtë’ e ‘menaxhuan’ ndeshjen, duke dhënë faulle dhe kartonë në dëm tonin. Nuk u ankuam, me shpresën se do të ketë përmirësime. Erdhi ndeshja në Klinë. Ajo, tashmë është gazi i botës! Shkaku i njëjtë, ‘menaxhimi nga referat’! Loja nuk do të përfundojë derisa vendasit të shënojnë fitore! Kartonë të panumërt të verdhë dhe një i kuq ndaj nesh. Gjyqtarët ishin regjisorë të kësaj ‘ndeshje’ futbolli! Vjen radha e ndeshjes me Fushë Kosovën. Akordohet një penallti, të cilën e pret portieri ynë. Në anën tjetër, në dy raste të tjera dëmtohemi, duke mos na dhënë penalltitë që i panë të gjithë, përpos Gramos Shalës dhe asistentëve të tij!”, shkruan në reagimin e Lirisë.

Edhe Prishtina e Re thotë se është dëmtuar në tre ndeshje Futboll Prishtina e Re thotë se është dëmtuar në tre ndeshje

Liria pret nga Federata e Futbollit e Kosovës të marr masa që të mos dëmtohet edhe më shumë në të ardhmen.

Liria është në pozitën e fundit me dhjetë pikë. Ka mision të vështirë për të mbijetuar në elitën e futbollit kosovar.