Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria përforcohet me portier nga Shqipëria

Liria ka konfirmuar transferimin e portierit Mikel Kaloshi, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook, Liria bën të ditur se 24 vjeçari vjen nga Tomori i Beratit, me të cilin ka pasur një sezon të suksesshëm. Ndërsa më parë ka luajtur edhe te Bylisi.

“Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës së Lirisë’, ka thënë Erxhan Dana, drejtor i klubit.

Liria thotë se ky mund të jetë prurja e fundit për këtë afat kalimtar te skuadra ‘bardhezi’.