Liria ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit nga Shqipëria, Elton Basriu.
“Kontingjentit të lojtarëve të ardhur nga Shqipëria iu shtua edhe Elton Basriu. Qendërmbrojtësi me përvojë vjen nga Kamza, skuadër që këtë vit u ngjit në Superiore. Ai, ka bërë karrierë edhe me Elbasanin, Bylisin, Fierin, dhe në Itali (Serie D)”, thuhet në postimin e Lirisë në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElton Basriu ka thënë se është shumë i lumtur për këtë transferim, derisa thotë se do të japë më të mirën për klubin prizrenas.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Pres të ambientohem dhe të jap më të mirën”, ka thënë ai.
Në kampin ‘bardhezi’, pohojnë se me këtë edhe janë përmbyllur mungesat në repartin e mbrojtjes.