Liria e ka mbyllur fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë dhe të dielën pasdite është kthyer në Prizren.
Skuadra prizrenase qëndroi 15 ditë në qytetin e njohur për përgatitje para-sezonale, ku kreu seancat përgatitore për kampionatin e ri, që nis më 19 gusht dhe që pritet të jetë shumë interesant, marrë parasysh përforcimet e shumta që kanë bërë shumica e ekipeve.
Trajneri Bledi Shkëmbi, përveçqë e përgatiti skuadrën në aspektin tekniko-taktik, qëndrimin në Ohër e shfrytëzoi edhe për të parë formën e ekipit ku zhvilluan tri ndeshje miqësore, duke i fituar të gjitha.
Liria, ndeshjen e parë kampionale e luan në udhëtim te Vëllaznimi i Gjakovës, ku edhe do të debutojë trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi, i cili për herë të parë do të drejtojë një skuadër kosovare.