Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani është kthyer në Strugë të Maqedonisë së Veriut për ta kryer edhe fazën e dytë përgatitore para ndeshjeve të garave evropiane.
Klubi nga Suhareka të martën ka njoftuar se pas dy ditëve pushimi në Kosovë, ka zhvilluar tashmë seancën e parë stërvitore në Ohër.
“Skuadra pas dy dite pushim ne Kosovë , ka mbërritur dje në Ohër, aty ku do të kryejë fazën e dytë përgatitore. Ekipi u akomodua në hotel dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore”.
Po ashtu, Ballkani ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 17:30 do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e Llapit.
Ballkani do të paraqitet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Zhalgiris Vilniusin.