Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria e liron Alidemën

Klubi i futbollit Liria e ka liruar futbollistin Festim Alidema. Me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata e Alidemës që ishte e vlefshme deri në verën e këtij viti.

Alidema është duke shqyrtuar katër oferta nga klube të ndryshme. “Me marrëveshje të dyanshme, Festim Alidema është lënë i lirë.

Atij i është dhënë fletlëshimi dhe do të jetë lojtar i lirë”, ka thënë një zyrtar i klubit nga Prizrenit të hënën për KOHËN. 26-vjeçari iu bashkua Lirisë në verën e vitit të kaluar nga Llapi.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Slaven Belupo, NK Hrvatski Dragovoljac, Drita e Vllaznia e Pozheranit.