Sulmuesi i krahut, Festim Alidema do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Shqipërisë. Alidema, të premten është prezantuar te skuadra e Erzenit.
Ai te kjo skuadër është transferuar pas gjashtë muajve të kaluar te Liria e Prizrenit.
Erzeni, aktualisht është në pozitën e tetë në tabelë me 22 pikë të mbledhura pas 20 ndeshjeve të luajtura.
Ai te Liria ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 17 ndeshje kampionale.